Xhavit Ukaj flet për inci*dentin me Vjosa Osmanin: Se kam thënë asnjë fjalë fy*ese!

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, është deklaruar publikisht pas incidentit me kryeparlamentaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan GazetaBlic.Ai ka thënë se nuk ka përtdorur shprehje fyese ndaj Osmanit dhe asnjë kërcënim, dhe nëse vërtetohet e njejta, ai do të japë përgjegjësi.Tutje Ukaj ka thënë se pas incidentit është përballur me kërcënime të shumta.

Baby Boo

Shkrimi i plotë:

Njoftim dhe informatë
Të nderuar anëtar dhe përkrahës të LDK-së. Me ketë shkrim, dëshiroj të ju drejtohem juve të gjithëve pa dallim. Këto ditë jam përballur me shumë fy*erje dhe kërc*ënime për ngjarjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Ndjejë obligim të jap sqarim për ngjarjen që ndodhi, të vërtetën e asaj dite. Të gjithe jemi dëshmitar, se kohët e fundit, su*lme të shumta janë duke ardhur në drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, këto su*lme çuditërisht po përkrahen dhe po përdoren në kuvend edhe nga njeriu me i privilegjuar i LDK-së, kandidates për kryeministre, ish nënkryetares dhe kryetares së kuvendit, e cila të gjitha këto pozita i mori me propozimin e kryetarit, akademik Isa Mustafa, votat e kryesisë, këshillit dhe deputetëve të LDK-së.

Unë deklaroj publikisht që asnjë fjalë fy*ese dhe këc*ënim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite.
NËSE NDËGJOHET DHE VëRTETOHET VETËM NJË FJALË FY*ESE OSE KERC*ËNIMI UNË DO TË JAPË PËRGJEGJËSI, unë vetëm kërkova scqarim se pse ajo çdo seancë na provokon dhe po lejon që të ofen*dohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë su*lm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u vikt*imizuar, duke sharë e fy*er bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së.ANDAJ PËR FUND, DUA TË JU FALENDEROJ TË GJITHËVE JUVE QË MË PËRKRAHËT DHE JU PREMTOJ QË PA MARRË PARASYSHË POZITËN KU JAM, UNË NUK DO TË LEJOJË KURRË QË LDK TË NËPËRKËMBET DHE PËRULET.
I juaji, Xhavit Ukaj.