Xhavit Rexhaj: Çka i pret nxënësit në shkollë?


Zëvendësministri i Shkëncës dhe Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj për procesin e nisjes së mësimit që pritet të ndodhë të hënën në vendin tonë. Ndër të tjerash, ai ka thënë se janë duke u shqyrtuar edhe disa mundësi që nxënësit nën moshën 12-vjeçare të mos obligohen t’i mbajnë maskat.

“Pas studimeve dhe analizave që janë bërë është parë që është më mirë hapja e kujdesshme, se sa mbyllja e përgjithshme. MASH-i dhe Ministria e Shëndetësisë nuk do të tolerojë asnjë mos-respektim të masave, pasi që ka raste për shembull në Izrael, ku vetëm një shkollë është bërë burim i 400 infeksioneve të reja”, ka thënë Rexhaj.

Tutje, zv.ministri ka thënë se klasët 0, 1, 2, 3, nuk do të kenë mësim online, por do të kenë klasë me numër më të vogël të nxënësve. I pyetur nëse këto masa do të ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve, Rexhaj ka thënë se në shëndetin mendor të fëmijëve më shumë do të ndikonte mbyllja dhe izolimi, se sa mësimi me masat e reja.

Baby Boo