Xharra: Po ju cofë “Baba”!


Arbana Xharra

Është ky shkrimi i 7të me radhë që publikoj në SHBA për Erdoganin. Shume shpejtë nisi hulumtimin me një ekip të gazetarëve amerikan për financimet turke nëpër xhami në disa shtete të Amerikës. Kur ke kauze s’ka kush që të ndalë. Sa për do lajme të rrejshem që po i botoni tu provu me ma godite edhe familjen, shej tu ma lanë s’jeni. Në anën tjetër lajmet për Erdoganin kanë vershu mediat e botës, fatkeqësisht në hapësirat shqiptare jo. Në Evropë qysh prej zgjedhjeve të fundit në Turqi, Erdogani s’ka ma mundësi manovrimi sepse ia mbyllen xhamite ku propagandonte, ia përzun hoxhallarët dhe i shtrenguan financimet e tij të dyshimta. Amerika është tu i tregu këto ditë Erdoganit që faturën vec ka nisë me e pagu e që Ameriken s’mundet me e shantazhu; tu mos harru që vetëm deri para pak muajsh Erdogani ia vriste ushtaret kurd (YPG) njësi kjo ushtarake partnere me SHBA-në në luftë kundër ISIS në Siri. Erdogani organizoi dy takime brenda 3 muajsh me Putinin edhe Rouhanin, tu ba aleance me Rusinë e Iranin kundër perendimit. Organizonte samite e konferenca me shtete islamike tu dashte me e kercenu perendimi. Për me pak se një vit, prej që Erdoganit nisi me çu kry jashtë Turqisë, kujtoi që mundet me e shantazhu perendimin, duke e përdorë fenë për të marrë mbështetjen e vendeve ku dominon Islam. ShBA per pak ditë po don me e qitë ne dy gjunjë. Erdogani tash e tutje ka me mujt deri ne Sarajeve me mbajte nja tubim sikurse në Maj kur ia ndaloi Austria, Gjemania e Holandë. Mundet me provu edhe në Kosovë me ardhë e presin ndodhta ata që marshuan para disa dite në mbështetje të demokracisë në Turqi. Edhe në Shqipëri e Maqedoni ka boll “vllazni”. Serbia po get mbet pa qata 150 biznesmen turq, e Dacicit i shkoi huq kanga “Osman aga” qe ia këndoi Erdoganit në midis Beogradit. E sot kur mediat edhe në vendet që nuk kanë asnjë lidhje me Turqinë shkruajnë për këtë diktator, ( vetem dy javët e fundit janë mbytë disa familje me fëmijë të vegjel nga përmbytja e barkave derisa po iknin nga Turqia për në Greqi), në Kosovë e Shqipëri se ke asnjë shkrim, as pēr investimet e tij, e as për lidhjet e vazhdueshme të tij me politikën shqiptare. Por, ja që “Baba” po ju cofë, mundeni veç me nisë me ba naj dua për të! Po kur të ju kap tuta, keni me ia ba si Shefqet Krasniqi; Allahi 1 Amerika 2 ?

Erdogan and EU on Collision Course in Balkans

Baby Boo