Xharra: Fundi i një morali kur vdekjen filloj ta ndajë në kategori


Arbana Xharra

Fundi i një morali del në vitrinë kur ai ia nis të ndajë vdekjen e një të riu në kategori. Nëse është i partisë tonë i mbushim sheshet, gjuajmë me gurë, kërkojmë rrëzimin e qeverisë dhe të shtetit. Nëse ai nuk është i partisë tonë lëvrisim rrjetet sociale si pordha nëpër brekë duke apeluar për qetësi, duke thënë prit se çka thotë policia, prit se çka thotë forenzika, prit se çka thotë partia… Hipokrizi e gërditshme. Siç po shihet jemi zhveshë nga çdo element njerëzor.

Ka vdekë një i ri që ishte duke bërë masterin në Gjermani. Ai u vra brenda konviktit ku shteti e mbylli në kuarantinë. A qëndron kjo? Pse s’qenka dramë kjo për të cilën duhet të japin përgjegjësi gjithë? Pse? Sepse nuk qenka i partisë? Në mort shihen fytyrat e vërteta thonë. As që debaton njeriu në zi me korba të kësaj natyre!

Baby Boo