Xhandarmëria serbe futet në territorin e fshatit brenda kufijve të Kosovës (VIDEO)


Banorë të fshatit Karaqevë të Komunës së Kamenicës po ankohen se policët serbë kanë hyrë sot në brendësi të fshatit të tyre.

Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihen xhandarmëria serbe teksa e kanë ndaluar një qytetar.

Nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati ankohen se forca serbe po patrullojnë në këtë pjesë që është në territorin e Kosovës.

Në këtë fshat kufitar gjendet po ashtu edhe një “bypass” i KFOR-it, pasi që një pjesë është edhe zonë neutrale.

Baby Boo