Xhamitë e Shkupit për tragjedinë e tërmetin në Turqi dhe Siri kanë grumbullojnē…


Myftiu i Myftinisë së Qytetit të Shkupi, Dr. Qenan Ismaili, ka njoftuar se nëpër xhamitë e Shkupit për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri nga xhemati shkupjan janë grumbulluar 157.620, 00 euro.

“Mirënjohje të përzemërta për të gjithë besimtarët e Shkupit, nëpunësit fetarë dhe këshillet e xhamive që pas qarkores së lëshuar nga Myftinia e Shkupit më datë 10.02.2023, në aksionin e organizuar nëpër xhami pas namazit të xhumasë u tubuan 157.620,00 €, mjete këto të dedikuara për vendet e prekura nga tërmeti të cilat nëpërmjet Rijasetit të BFI-së do të dërgohen në destinacionin e përcaktuar”, ka shkruar Myftiu, të bashkangjitur edhe listën e xhamive të Shkupit dhe të hollat se sa janë tubuar për çdo xhami

Baby Boo