Xhamia në Pejë kthehet në ‘ordinancë shëndetësore’


Është institucion ku myslimanët kryejnë ritualet fetare. Por, përveç këtyre detyrimeve, në katin e dytë të kësaj xhamie po dyshohet që janë kryer disa aktivitete e që bien ndesh me rregullat e BIK.
Në vendin e ndarë për faljen e namazit për gra, dyshohet se imami i xhamisë kryen edhe këtë metodë të shërimit për personat që kanë telashe më shëndetin.

Këtë të paktën e pohojnë për T7 disa persona që kanë dashur të mbesin anonim, por që i kanë paraqitur disa fakte, që sipas tyre e tregon më së miri këtë situatë.
Madje për këtë aktivitet, që quhet “Shërim me Kuran”, janë shpërndarë edhe disa postera, e që në numrin kontaktues është paraqitur numri i imamit të Xhamisë “Tahtali” në Pejë.

Televizioni ka kontaktuar me imamin Gazmir Sahara, ai ka thënë se nuk ka reaguar publikisht për lakimin e emrit të tij, ndërsa arsyetimin e tij e ka dhënë vetëm tek Bashkësia Islame.
Imami i Xhamisë “Tahtali” në Pejë, i ka mohuar akuzat e pabaza sipas tij, si dhe ka shtuar që kurrë në jetën e tij nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet tjetër.

Ndërkohë, emri i imamit Gëzim Sahara, ishte lidhur edhe me xhaminë “Haxhi Ibrahim – Devolli”, por që edhe imami i kësaj xhamie i ka mohuar këto akuza, duke thënë që prej se është hapur kjo xhami ushtron detyrën e hoxhës në këtë institucion, nuk ka pasur asnjë aktivitet të tillë.

Ndërsa, në rregulloren për xhamitë të lëshuara nga BIK, shkruan qartë që asnjë imam nuk ka të drejtë për ta konsideruar xhaminë si pronë private, ndërsa në një pikë tregon që çdo aktivitet që do të zhvillohet në xhami, paraprakisht duhet që të pajiset me leje nga BIK.
Televizioni ka kontaktuar edhe me kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Mulla Musli Arifaj, i njëjti ka thënë që nuk është në dijeni për këtë aktivitet.

Baby Boo