XHAMBASKI: E VËRTETA DUHET TË PRANOHET, GOCE DELLÇEV “MOLLË SHERRI” MES MAQEDONISË SË VERIUT DHE BULLGARISË


Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për atë se cilit identitet i përket Goce Dellçev. Eurodeputeti i Bullgarisë Angell Xhambaski tha se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO do të kalojë drejtë rrugës së njohjes së historisë së vërtetë.

“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë që nuk po i shohim këto keqpërdorime, provokime dhe falsifikime që po bëhen nga ana e Shkupit. Maqedonisë ja hapëm derën drejtë NATO-s, me anë të nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.. Tash flasim për inkuadrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian. Ky inkuadrim duhet të kalojë nëpërmes rrugës së njohjes së historisë së vërtetë”, thotë Angell Xhambaski, eurodeputet Bullgar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov tha se nesër do të udhëtojë për në Sofje, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë dhe është i bindur që fal miqësisë së mirë do të gjendet zgjidhje.

“Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në rajon dhe pas plot 15 viteve në Sofje të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor. Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë, të cilët prekën çështje shumë delikate dhe emotive për të dy palët në mendimin historik, unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore”, theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Javë më parë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elizabeta Zaharieva tha se nuk do të bëjnë kompromis me të vërtetën dhe se nga Maqedonia e Veriut nuk duan asgjë më shumë se të vërtetën. Mosmarrëveshje mes dy vendeve ekziston edhe për datën e përkujtimit të Goce Dellçevit. Bullgaria propozon që përkujtimi i Goce Dellçevit të bëhet më 4 shkurt, në ditën e lindjes, ndërsa pala maqedonase, siç thotë Zaharieva, propozon 7 tetorin, ditën kur eshtrat e Goce Dellçevit janë sjellë në Shkup, që rezulton si datë e papranueshme për Bullgarët.

Baby Boo