Xhaka për herë të parë e këndon himnin e Zvicrës


Pas plot 62 ndeshjeve që ka veshur fanelën e Zvicrës, Granit Xhaka më në fund një herë e ka kënduar himnin e zvicërianëve.
Ylli kosovar është parë dje duke e kënduar himnin para miqësores që Zvicra e zhvilloi mbrëmë ndaj Japonisë.

Xhaka luan me Zvicrën që nga viti 2011 ndërsa në vitin 2009 ishte kampion bote me grupmoshat U17 të Zvicrës.

“Po, e këndova mbrëmë. Mendoj se erdhi koha të bëjë këtë” ka thënë Xhaka pas ndeshjes.

Baby Boo