Xhaferi: “VMRO-ja bllokon, por Kuvendi do të funksionojë!”


Nuk mund të ketë bllokadë të plotë të Kuvendit. VMRO-DPMNE mund t’i bllokojë vetëm komisionet që i drejton dhe Kuvendi do të vazhdojë të punojë pa probleme në lidhje me ato pika për të cilat ka parakushte, sipas Rregullores, të punojë, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Seancën e parë e keni caktuar vetëm për 14 shtator. Mbi njëzet ligje janë aktualisht të bllokuara. Në koordinimin e rregullt nuk është paraqitur koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Që prej muajit maj, opozita ka bojkotuar në mënyrë aktive punën e Kuvendit. A do të funksionojë legjislatura? Mendoj se Parlamenti funksionon dhe do të funksionojë”, deklaroi Xhaferi.

Sipas tij, në çdo rast, pas vendimit për bllokim, është e drejta e opozitës ta përdorë atë si instrument në Parlament. /SHENJA/
https://www.slobodnaevropa.mk/a/%D1%9F%D0%B0%D1%84%D0%B5%D1%80%D0%B8-%D0%B2%D0%BC%D1%80%D0%BE-%D0%B4%D0%BF%D0%BC%D0%BD%D0%B5-%D0%BC%D0%BE%D0%B6%D0%B5-%D0%B4%D0%B0-%D0%B1%D0%BB%D0%BE%D0%BA%D0%B8%D1%80%D0%B0-%D0%BD%D0%BE-%D1%81%D0%BE%D0%B1%D1%80%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D0%B5%D1%82%D0%BE-%D0%BD%D0%B5%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%87%D0%B5%D0%BD%D0%BE-%D1%9C%D0%B5-%D1%81%D0%B8-%D1%80%D0%B0%D0%B1%D0%BE%D1%82%D0%B8/32015500.html

Baby Boo