Xhaferi: Ta sjellim botën këtu, e jo të rinjtë të na dalin jashtë vendit


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot foli në takimin e punës për deputetë “Hyrje në rolin dhe funksionin e Klubit për çështje dhe politika rinore” ku duhet të bazohet Klubi i ri për çështje dhe politika rinore të kësaj përbërjeje parlamentare.

Kjo ngjarje tha Xhaferi në të vërtetë është fillim i vazhdimit të një nisme e cila fillet e veta i ka nga 14 tetori i vitit 2017 kur u formua Klubi për çështje dhe politika rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Edhe pse siç potencoi i paramenduar në përbërjen e vet joformale të jetë me deputetë deri 35 vjeç kjo nuk ka paraqitur ndërkaq beson se as tani nuk do të paraqesë problem për të gjithë të cilët ndjejnë se kanë si dhe çka të kontribuojnë në drejtim të avancimit të statusit dhe pozitës si dhe mbrojtjes së interesave të të rinjve.

“Ju inkurajoj t’i përkushtoheni me seriozitet detyrës me të cilën jeni angazhuar sepse besoni rezultatet nga ky angazhim do të jenë në dobi të të gjitha gjeneratave të reja, edhe aktuale edhe të ardhshme. E kush i njeh më mirë nevojat e të rinjve? Kuptohet mu të rinjtë të cilët kanë nevojë t’i hapin krahët të hulumtojnë dhe zbulojnë thellësi të reja lartësi të reja. Kanë nevojë dhe meritojnë të jenë në rrafsh të njejtë me moshatarët e tyre nga vendet me zhvillim të lartë ku secili prej tyre shihet njejtë dhe i ofrohen mundësi të njejta për mësim sendërtim punësim dhe avancim në shkallët profesionale” tha në fjalimin e tij Xhaferi.

Sipas tij që është akoma më me rëndësi vetëdija e zhvilluar lartë për qytetarë të barabartë me të drejta dhe obligime të barabarta me atë rast duke i respektuar dallimet dhe karakteristikat e të gjitha bashkësive etnike në veçanti do të prodhojë qytetarë të kënaqur të lumtur dhe lojal të këtij vendi të vogël por të mrekullueshëm i cili besoni është mjaft i madh për të siguruar shtëpi të ngrohtë jetë të sigurt dhe cilësore për të gjithë qytetarët e vet me respektim të njejtë të drejtave dhe obligimeve demokratike dhe themelore të njeriut.

“Ne me të vërtetë kemi potencial të madh dhe duhet të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë që shikimi ndaj atyre kapaciteteve të mos kthehet drejt Perëndimit por drejt vendit të vet. Ta sjellim botën këtu, e jo të na largohen të rinjtë në botë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai gjatë fjalimit përkujtoi për atë se çka është bërë nga ana e Klubit të deritanishëm të të rinjve, duke përkujtuar miratimin e Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore që ishte miratuar me mbështetje nga të gjitha grupet e deputetëve në Kuvend në janar të vitit 2020 pas çka pasoi edhe koordinimi me institucionet në nivel qendror dhe lokal për obligimet të cilat duhet të ndërmerren nga Ligji për pjesëmarrje dhe politika rinore me qëllim të implementimit më efikas dhe të plotë të Ligjit.

“Klubi ishte gjithashtu aktiv edhe në skenën ndërkombëtare, i përkushtuar në promovimin dhe përfaqësimin e interesave rinore në ngjarje ndërkombëtare si dhe në grumbullim të përvojave dhe praktikave pozitive posaçërisht nga vendet anëtare të BE-së. Si rezultat i një bashkëpunimi të tillë aktiv me Parlamentin evropian dhe nënkryetarin e Parlamentit evropian liderin e Programit për Liderë të rinj të Parlamentit evropian Kuvendi i RMV-së së bashku me ato institucione evropiane ishte nikoqir i ngjarjes ‘Zhvendosja e hendekut – Dialog politik në nivel të lartë’ ku morën pjesë deputetë nga gjashtë parlamente nga Ballkani Perëndimor dhe aktivistë të rinj dhe organizata rinore” theksoi spikeri kuvendor.

Krahas kësaj shtoi Xhaferi u formua edhe Rrjeti rajonal i Parlamenteve nga Ballkani Perëndimor i Klubeve rinore qëllimi i të cilit është ndërlidhja e të gjitha Klubeve me qëllim që agjenda rinore të vendoset lartë në prioritetet e Unionit dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
“Në atë drejtim kohë më parë pata takim edhe me përfaqësues të Klubit të kaluar për çështje rinore dhe zyret bilaterale rinore për bashkëpunim të cilat janë pjesë dhe obligim nga implementim i i Marrëveshjes së Prespës dhe

janë mënyra më e mirë për inkurajim dhe intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjelltë me fqinjët me të cilët mundemi dhe duhet të mësojmë të jetojmë bashkëpunojmë dhe përparojmë së bashku si ven de dhe si rajon. Edhe atëherë u konfirmova edhe tani konfirmoj institucionet janë këtu për zbatim të interesit shtetëror dhe lehtësim dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë ndërkaq rinia është diçka me e vlefshme dhe më e çmueshme që e kemi”, tha në fjalim kryetari i Kuvendit.

Baby Boo