Xhaferi: “SKANDALOZE Fatmir Besimi ka kërkuar 500m larg shkollave të jenë kazinot”


Arianit Xhaferi:

Ministri i Financave Fatmir Besimi (nga BDI) përpara deputetëve të Kuvendit Republikan ka dorëzuar propozim ligj për ndryshimin e ligjit për bixhozin ku (ndër të tjera) është shpërfillur kërkesa e dislokimit të bastoreve dhe kazinove në 3 km larg vendbanimeve, e në vend të saj është propozuar që kazinot dhe bastoret të jenë së paku 500 m larg shkollave.
Këta kumarxhi më lehtë do pranonin t’i mbyllnin shkollat se bastoret e kazinot ku i lajnë paratë e vjedhura.
Deputetët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të mos e votojnë këtë ndryshim në këtë mënyrë, por të kërkohet dislokimi i plotë i objekteve të kumarit, së paku 3 km larg vendbanimeve.

Baby Boo