Xhaferi: Sadulla Duraku dhe Angjushevi tentuan ta hapin “Jugohromin”


Përfaqësuesi i Shoqatës EcoGuerilla, Arijanit Xhaferi, thotë se kanë pranuar ofertë prej 250 mijë eurove për të heshtur lidhur me hapjen e sërishme të Jugohromit, pa përmendur emra se nga kush e kanë marrë këtë ofertë.

Ai shton se ka pasur tentime nga Sadulla Duraku dhe Koço Angjushev për të hapur Jugohromin.

“Ne nuk u nënshtruam ndaj presioneve. Kishte oferta, por edhe presione vetëm që të mos protestojmë, por ne nuk lëshuam pe”, ka theksuar Xhaferi në TV21.

Baby Boo