Xhaferi: Pjesëmarrja e secilit është e rëndësishme në protestën ‘Anti kazino’


Arianit Xhaferi nga lëvizja ‘Eco Guerilla’ i ka ftuar qytetarët që nesër të përkrahin fuqishëm protestën kundër hapjes së kazinos gjigande në Reçicë të Vogël.

Ai shkruan në facebook:

“Kot e keni. Nuk mbyllet Jugohromi. Janë shumë të fortë. Shteti ju rri mbas. Mafia ju rri mbas. Kot lodheni… Nuk e pastron Teuta deponinë…”
Këto janë vetëm disa nga fjalët që na i thonin ata që s’besonin tek përkushtimi jonë, tek puna jonë, tek vullneti i qytetarëve. Sot ne dhe ata (të gjithë) thithim ajër deri 60% më të pastër, prandaj të gjithë ata që mund të mos besojnë në PROTESTËN ANTI KAZINO duhet ta dinë se pjesëmarrja e secilit prej tyre është e rëndësishme. O je me të keqen, o je me të mirën. O je me të bardhën, o me të zezën. O je me ne, o je me ato. Nuk ka një zonë gri!
Nesër në ora 14:00 në hyrjen e Reçicës së Vogël në afërsi të Medicinës!
#PROTESTO

http://www.pacensure.com/2018/05/03/neser-ne-ora-1400-protestohet-kunder-kazinos-ne-recice-te-vogel/

Baby Boo