Xhaferi para opinionit: Sot nuk më duhet fjalim i shkruar


Kryeparlamentari Talat Xhaferi, bashkë me kryeministrin Zoran Zaev i janë drejtuar opinionit me një konferencë të përbashkët.

Kryeparlamentari Xhaferi e filloi fjalimin duke potencuar momentin kur ai u zgjodh kryetarë i Parlamentit të MK-së, duke thënë se sot për pararaqitjen para jush, protokolli më tha, se duhet të kem një fjalim të shkruar, por unë njëjtë si sot para një viti, kur jam zgjedhur kryetarë i Parlamentit fola me fjalë zemre edhe sot do të flas njëjtë.
Kujtoj ditën e 27 prillit dhe mendoj se ne të gjithë kishim informata për protestat që  zhvilloheshin jashta godinës, por nuk besoja që mund të ndodh një veprim i gabuar për të gjithë atë që dëgjoja se dikush mund të futet brenda në Parlament. Aq më pak nuk mund të besoj se dikush nga brenda, do ta lejonte të futen brenda, do të u’a hapte dyert sulmuesve, duke vënë në rrezik të gjithë deputetët dhe puntorët e Parlamentit. Pjesë e hapjes së dyerve ishin kolegët tanë deputetë. Por sot unë si kryerar i Parlamentit jam në gjendje që t’i fal të gjitha këto.

Xhaferi tha se, nuk mund ta kuptoj, mos veprimin e pjesëtarve te MPB-së për atë që nuk reaguan, respekt për atë grup të vogël të pjestarëve të MPB-së që ishin në krye të detyrës!
Duke i falemnderuar edhe mediat për raportimin në atë ditë të vështirë , Xhaferi e mbaroi edhe fjalimin e tij./Pa Censurë

Baby Boo