Xhaferi: Nuk merrem me fjalët e Sheshelit


Nuk merrem me fjalët e Sheshelit, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në pyetjen e gazetares së televizionit N1 se si e komenton deklaratën e liderit të partisë radikale serbe Vojisllav Sheshel se Xhaferi është terrorist.

“Në Serbi jam me ftesë të kryetares së Kuvendit. Unë jam i fokusuar në arsyen që jam këtu”, ka theksuar Xhaferi nga Beogradi ku është në vizitë të parë zyrtare si kryeparlamentar.

Duke komentuar më tej për deklaratën e Sheshelit, Xhaferi ka thënë se nuk beson se Shesheli mund të bëjë ndonjë incident.

Baby Boo