Xhaferi: “Nuk i lypi deputetët për ardhje në vend të punës”


Kryeparlamentari, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 ka komentuar kritikat ndaj tij për mos-prezencën e deputetëve në Kuvend. Xhaferi thotë se ligjërisht nuk është punë e tij që të kërkon ardhjen e deputetëve në Kuvend.

“Kryetari i Parlamentit nuk i lyp deputetët për ardhje në ven të punës, në kohë të caktuar i informon deputetët për seancat e konvokuara në kohë dhe në afate të duhura. Deputetët që janë të penguar duhet të informojnë kryetarin e Parlamentit që janë penguar, çdo seancë që hapet fillon me leximin e emrave të deputetëve që më informojnë për mungesë në seancë”, tha mes tjerash Xhaferi.

Baby Boo