Xhaferi: Nuk besoj se Hungaria do t’i japë azil Gruevskit


Gjatë intervistës në Alsat, kryetari i Kuvendit tha se nuk beson se Hungaria duke qenë një vend i Bashkimit Evropian do t’i japë azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Nato-s dhe para se ajo të marrë pjesë në këto bashkësi, është vlerësuar se bashkërendit dhe i ndan të gjitha vlerat evropiane dhe unë nuk besoj se populli hungarez do të pranojë të marrë një vulë të padëshirueshme për fatin e vet dhe rejtingun e tij si shoqëri evropiane duke i dhënë azilin politik Nikolla Gruevskit” tha Xhaferi.

Baby Boo