Xhaferi: Ndodhemi para një momenti historik, ta shfrytëzojmë mundësinë

Të gjithë ne, edhe si qytetarë, a edhe si politikanë, gjendemi para një momenti historik, moment prej të cilit varet e tashmja jonë, mirëpo do të varet edhe ardhmëria jonë, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalimin e Konferencës së sotme me temë “Integrimi në NATO – parakusht për siguri dhe zhvillim”, me të cilën në mënyrë formale shënohet fillimi i shkollës pesëmbëdhjetëvjeçare në të cilën pjesëmarrësit do të njoftohen me çështje lidhur me sigurinë, mbrojtjen dhe integrimet në NATO.

Baby Boo Tinex

“Nuk duhet t’ju rikujtoj se para njëzeteshtatë viteve, kur në referendum qytetarët u përcaktuan për Republikë autonome të Maqedonisë, deputetët e përbërjes së parë atë përcaktim e shndërruan në kornizë kushtetuese juridike dhe atëherë u përcaktuan edhe qëllimet strategjike të shtetit tonë, dhe këto janë integrimi i tërësishëm në NATO dhe BE”, tha Xhaferi./PC

Restorant Lumare