Xhaferi : Kuvendi nuk do të takohet, presidenti do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në deklaratë për MEDIAL-n thotë se e pret propozimin e kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski që do t’ia dërgojë presidentit të vendit i cili ka kompetenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.

Xhaferi e ndan mendimin me ekspertë të caktuar se pas vetëshpërndarjes de shpalljes së zgjedhjeve Parlamenti nuk mund të thirret sërish.

Zgjedhjet sipas kryetarit të Kuvendit do të shtyhen me dekret nga ana e Qeverisë, në bazë të nenit 126 të Kushtetutës.

Në bazë të Nenit 125 të Kushtetutës paragrafi 4 nëse Kuvendi nuk mund të takohet, vendim për ekzistim të gjendjes së jashtëzakonshme sjellë presidenti i Republikës dhe ia parashtron Kuvendit për konfirmim sapo ai të jetë në mundësi të takohet.

Neni 126 i Kushtetutës thotë se gjatë ekzistimit të gjendjes usahtarake apo të jashtëzakonshme, Qeveria në pajtim me Kushtetutën edhe me ligj sjellë dekrete me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë të sjellë dekrete me fuqi ligjore zgjatë pas përfundimit të gjendjes ushtarake apo të jashtëzakonshme për çka vendosë Kuvendi.

Baby Boo