Xhaferi: Ilija Dimovski unë se njoh si nocion frikëm


Sot në seancën e 44 të Kuvendit me pyetje deputetësh, është paraqitur jo proceduralisht në foltore të parlamentit Ilija Dimovski, ku ka drejtuar ankesa dhe pyetje provokative, deri tek kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Deputeti Ilija Dimovski, tha se një nga vërejtjet e tij është, që në web faqe të Kuvendit, të vendos të gjitha pyetjet që janë parashtruar, dhe qe nuk u është dhënë përgjigje nga përfaqësuesit qeveritarë.

Ai ju drejtua kryeparlamentarit duke i thënë se,  gjysma e shumicës nuk janë në Kuvend dhe kjo tregon, për një mos respektim të madh nga qeveria për ju dhe Kuvendin! Dimovski tha se së paku duhet të jenë të pranishëm rreth 90% e deputeteve, transmeton Pa Censurë.

Ilija i tha Talat Xhaferit, se nuk duhet të frikësohet kur ai kërkon që gjithçka të jetë procedurale./Pa Censurë

Kryeparlamentari  Xhaferi iu kundërpërgjigj Dimovskit duke i thënë: Ilija unë nuk e njoh nocionin frikë, ju të VMRO-së e dini shumë mirë këtë.

Baby Boo