Xhaferi do të fillojë ti udhëheq seancat në gjuhën shqipe


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas përfundimit të këtij muaji do të fillojë që seancat plenare ti udhëheq edhe në gjuhën shqipe.

Këtë e njoftoi edhe vet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas takimit të sotshëm me homolgun e tij Ivan Brajovç nga Mali i Zi.

“Në kontekstin më të gjërë, Parlamenti apo institucionet e vendit për implementim e ligjit kanë afat gjashtë mujor për aspektin e asaj që nënkupton më gjerësisht përdorimi i gjuhëve në institucionet qëndrore. Kështu që, mendoj që është e qartë pritshmëria kur duhet të fillon zbatimi praktik edhe pse edhe para se të miratohet ligji unë kam përdorur metodën e kombinuar të përdorimit të gjuhëve kështu që nuk ka qenë pengesë nuk ka patur dilemë në zbatimin të asaj të drejte që nënkupton përdorim të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryerari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Baby Boo