Xhaferi: Disa DUI-sta nuk janë rahat e duan të më fusin në një debat që i përshtatet vetëm nivelit të tyre të ulët!


Pas lajmit se  Gjykata Administrative  ka marrë vendimin që ta ndalojë hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël, disa pjestarë të partisë BDI kanë provokuar kryetarin e lëvizjes Eco Guerilla Arijanit Xhaferin, për këto provokime ai ka shkruar këtët tekst:

Disa DUI-sta nuk janë hiq rehat e duan të më fusin në një debat që i përshtatet vetëm nivelit të tyre të ulët. A thua nuk e kanë të qartë se me llojin e tyre kështu (si në foto) debatohet!? Casinot dhe bastoret nuk mbinë dje nga toka, as nuk ranë nga qielli dje. Ato janë rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm shumëvjeçar të atyre që na qeverisin herë me VMRO-në e tash me LSDM-në me klanet mafioze që lajnë paratë me këto lojëra “fati”. Ka apo s’ka leje objekti në Reçicë të Vogël, i njëjti do hapej si CASINO nëse nuk do reagonin qytetarët në protestë. Ashtu si punonte Jugohromi pa filtra, mos kishin reaguar qytetarët dhe të kishim mbetur në dorë të këtyre politikanëve të korruptuar edhe sot do vazhdonim të helmoheshim.
Plus asaj, problemi nuk është vetëm i Reçicës së Vogël por i gjithë Tetovës ku gjatë 15 viteve të fundit janë hapur 50 CASINO dhe 150 bastore. Problemi është i gjithë Maqedonisë. Komunat nuk kanë kompetenca për ta zgjidhur këtë problem sepse ligji i ri duhet të votohet në kuvend. Amandamentet që Lëvizja Anti Bixhoz i ka përgatitur duhet të përkrahen nga deputetët në kuvend. Ata që do votojnë projekt ligjin skandaloz të Ministrisë së Financave do mbajnë përgjegjësi politike për veprimet e tyre, dhe do bëhen ortakë me klanet mafioze në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve të Tetovës. Deputetët që eventualisht do votojnë këtë ligj skandaloz, surratet e zeza do ua ngjesim rruve ti shohin nga afër qytetarët…

Baby Boo