Xhaferi bën thirrje për donacion nga ata që kanë mundësi, për ta gëzuar familjen Lika!


Të dashura motra dhe vllezër,

Me iniciativë të hoxhës tonë Nuhi Ganija dhe ca miqve të tjerë, kemi vendosur të mobilizohemi kësaj rradhe për t’i dalë në ndihmë familjes Lika në Tetovë, 5 anëtarët e të cilës jetojnë në kushte ekstreme, në një shtëpi shumë të vjetër që s’ka fare kushte banimi.
Qëllimi jonë është që kësaj familje t’i ndërtojmë në tokën e tyre një shtëpi rreth 120 m2.
Donacionet tuaja mund të jenë me ndihmë në materiale ndërtimore, kryerje të punëve rreth ndërtimit, ose dhe në mjete financiare që do mbulojnë strehimin e familjes gjatë procesit apo nevoja tjera.
Të gjithë ju që keni edhe mundësinë, edhe dëshirën por edhe vullnetin për t’u bërë bashkë në këtë nismë, na kontaktoni përmes inboksit.
Zoti ju shpërbleftë vetëm me të mira. ❤

Shkruan Arianit Xhaferi në Fejsbuk. <a href="http://”>

Baby Boo