Xhaçka uron Vetëvendosjen: Zgjedhjet në Kosovë, shfaqje maturie


Ministrja e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë duke uruar LVV-në për fitoren. Ajo i uron suksese kësaj partie në krijimin e qeverisë.

“Zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve. Urime LVV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara”.
Xhaçka siguron dhe thotë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse e palëkundur e interesave të Kosovës.

“Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë”.

Baby Boo