Wuhan, rritet me 45% numri i të vdekurve nga Covid-19


Në Wuhan është bërë një regjistrim i ri i numrit të viktimave nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja në Wuhan numri i vdekjeve është rritur me 45%.

Pas rishikimit të shifrave rezultoi që në Wuhan, aty ku ka shpërthyer virusi janë 3 mijë e 869 të vdekur, ndërkohë që në fillim autoritetet atje kishin raportuar për 1 mijë e 209 të vdekur.

Sipas BBC, autoritetet kineze thanë se numri i përgjithshëm i viktimave ishte rritur pasi u përfshinë edhe ata që vdiqën jashtë spitaleve. Autoritetet kineze shtuan se numri u rrit dhe për shkak të disa raporteve të vonuara.

Pas këtij lajmi janë rritur akoma më shumë dyshimet që Kina ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga Covid-19.

Baby Boo