WizzAir pret dritë jeshile për fluturime, tregon kushtet e udhëtimit

Ekuipazhi dhe udhëtarët duhet të mbajnë maska, të mbahet distanca fizike para dhe gjatë hyrjes në aeroplan, kurse gjatë fluturimeve ku do të ketë mundësi të sigurohet edhe distancë ndërmjet ulëseve të udhëtarëve.

Baby Boo

Këto janë disa nga masat e reja që do të zbatohen nga 1 maji në kompaninë ajrore, WizzAir. Nga atje thonë se këto masa bëhet me qëllim të mbrojtjes shëndetësore të udhëtarëve.

“Me qëllim që të sigurohemi se shëndeti dhe mirëqenia e udhëtarëve dhe ekuipazhit ka mbetur i pandryshuar, Wizz Air fut protokoll të ri, në përputhje me rregulloret qeveritare, të cilët rekomandojnë të respektohet distanca fizike”, thonë nga Viz Er.

Udhëtarët do të duhet t’i blejnë online gjërat dhe pagesat për bagazhin, kjo me qëllim që të kufizohet interaksioni në aeroport. Përndryshe, në RMV fluturimet vazhdojnë të jenë të pezulluar deri në një vendim të ri të Qeverisë për rikthim të tyre dhe fillimin me punë të aeroportëve./TV21


Restorant Lumare