Willy Caballero kërcënohet me vdekje


Willy Caballero ka folur për fyerjet dhe kërcënimet pas humbjes ndaj Kroacisë.

Kjo e fundit ka triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0 kundër Argjentinës.

Portieri argjentinas i Chelseat ka folur pas fitores dramatike të Argjentinës kundër Nigerisë.

“Kam marrë shumë fyerje dhe kërcënime me vdekje pas takimit me kombëtaren kroate. Madje, më është kërcënuar edhe tërë familja”, tha veterani i futbollit.

Por, ai tregoi se ka marrë mbështetje prej disa miqve që i kanë dal në ndihmë pas situatës së krijuar.

“Unë kam qëndruar me shumë njerëz që më mbështesin dhe kanë vuajtur situatën time. Falënderoj të gjithë ata që ishin atje. Fanella e Argjentinës ka shumë vlera për mua dhe këtë ma ka mësuar familja”, tha ai.

Ndryshe, Argjentina në 1/16 e finales së botërorit do të takohet me kombëtaren e Francës.

Baby Boo