Will Smith, një yll në filmin “Emancipation”


Aktori i njohur ka dalë në skenë për herë të parë që kur goditi Chris Rock në ceremoninë OSCAR. Will Smith ka ndarë për publikun një foto gjatë xhirimeve për filmin e tij të tij, “Emancipation”. Pa këmishë dhe i grimuar në trup me shenja plage ylli fitues i çmimit Academy Aëard luan si personazhi kryesor, një skllav i quajtur Peter në Luiziana, dhe e ndjek atë ndërsa përpiqet të ribashkohet me familjen e tij në mes të luftës civile.

Filmi aksion historik do të jetë projekti i parë i publikuar me aktorin që kur ai goditi me shuplakë komedianin dhe prezantuesin Chris Rock në “OSCARS” në fillim të Marsit. Aktori i njohur në një intervistë për Vanity Fair u shpreh se procesi i realizimit por edhe interpretimit të personazhit Peter ishte mjaft raskapitëse. Ai shtoi më tej se të bëhesh personazh i tillë ishte një sfidë e madhe.

Historia tregon personazhin e Will Smith, një skllav i arratisur, i cili përshkon kënetat e Luizianës në një udhëtim të vështirë për t’i shpëtuar pronarëve të plantacioneve që kërkojnë ta vrasin atë. Emancipation me regji nga Antoine Fuqua nga një skenar i shkruar nga William N. Collage bashkon një kast të mrekullueshëm aktorësh si Ben Foster, Jabbar Lewis, Aaron Moten, Grant Harvey e shumë të tjerë.

Incidenti në OSCAR e cila bëri që ai të ndalohej nga pjesëmarrja në ceremoninë e çmimeve për 10 vjet, nuk e pengoi datën e publikimit të filmit. Filmi do të dalë në kinema më 2 Dhjetor dhe më pas në Apple TV+ më 9 Dhjetor. Pritet gjithashtu që “Emancipation” të kualifikohet për OSCAR edhe pse Smith e ka të ndaluar të marrë pjesë në ngjarjet e Akademisë por megjithatë ai ka të drejtë të nominohet.

Baby Boo