WIKILEAKS: SHKUPI QË NË VITIN 2008 ËSHTË DAKORDUAR PËR EMRIN “REPUBLIKA VERIORE E MAQEDONISË”

Që në vitin 2008 Shkupi zyrtar ka dhënë pëlqimin për ndryshim të emrit kushtetues në “Republika Veriore e Maqedonisë” “nën kushtin që ajo të prëfshijë njohje të gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas”, ceket në dokumentin e ambasadës amerikane në Shkup që e publikoi Wikileaks, ndërsa e transmeton portali Katimerini.

Baby Boo

Dokumenti i besueshëm i ambasadës amerikane nën titullin “Çka duhet të bëpjnë maqedonasit për ta zgjidhur kontestin për emrin”, është prej 29 korrikut të vitit 2018, ndërkaq e ka përpiluar ambasadorja e atëhershme amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanoviq.

Dokumenti tregon se qëllimet e Maqedonisë nuk kanë ndryshuar shumë në dekadën e fundit dhe se në masë të caktuar janë arritur me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në qershor të këtij viti.

Në pjesën e parë të dokumentit përmendet se Millovanoviq konkludimet e veta i ka prezantuar pas bisedimeve me presidentin dhe kryeministrin e atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe Nikolla Gruevski, dhe thekson se kushtet ishin të pranueshme për vendin.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup vlerëson se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme për shkak të hapjes së rrugës për në NATO dhe anëtarësimit në BE të dakordohet me emrin Republika Veriore e Maqedonisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ceket në dokumentin e ambasadës amerikane në Maqedoni, tek i cili kishte ardhur Wikileaks.

Nacionaliteti dhe gjuha, gjithashtu, është dashur ta kenë mbienrin “maqedonase”, është konkluduar në dokument, por se me atë duhet të veprohet me kujdes – ndoshta në lloj të ndonjë aneksi apo dokumenti intern në KB që nuk do të jetë lëndë e miratimit nga pala greke, transmeton Katimerini. /MIA/

Restorant Lumare