WhatsApp nuk do të funksionojë në disa iPhone


Aplikacioni më popullor i mesazheve në botë, WhatsApp planifikon që gjatë javëve në vazhdim nuk do të funksionojë në disa prej celularëve iPhone
Lajmi nuk është ende zyrtar, por është raportuar nga faqja WABetaInfo. Sipas këtij informacioni që ka rrjedhur, bëhet fjalë për iPhonet e vjetëruar. Kështu, WhatsApp nuk do të funksionojë më për sistemet operative IOS 9.

Kjo do të thotë që përdoruesit e iPhone të cilët nuk përditësojnë sistemin nga IOS 9 në IOS 10, që është sistemi i fundit që Apple njeh për celularët e saj, nuk do të përdorin dot WhatsApp. Kushdo që ka një iPhone 4S ose më të vjetër se ky model, nuk do të mund të instalojë WhatsApp.

Kompania e mesazheve nuk ka reaguar pas publikimit të këtij lajmi, duke u shprehur se nuk komenton spekulimet dhe thashethemet. Edhe në të kaluarën, WhatsApp ka hequr mbështetjen për celularë të njohur që funksionojnë me sistemin operativ Android.

Baby Boo