Washington Post: S’po arrijnë ta ndalin Thaçin


Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve po merren dhe po shkruajnë gati se të gjithë mediat ndërkombëtare, një e tillë sot shkroi edhe për rezolutën që po tentohet për ndalimin e presidentit Thaçi që të flas për territorin e Kosovës.

Washington Post, i ka dedikuar një artikull interesant rreth dështimit të rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për qëllim kishte ndalimin e presidentit Hashim Thaçi që në bisedimet me Serbinë, mos të negociojë për territorin e Kosovës.

Tutje në artikull thuhet se si partitë politike sot në Kosovës nuk arritën të miratojnë rezolutën e cila e ndalon cilin do nga udhëheqësit, me theks të veçantë presidentin Thaçin, që të negociojë për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Ani pse të gjitha partitë politike e kishin mbështetur atë, në ditën e sotme jo të gjitha partitë e kanë votuarë, kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të abstenimeve të ndodhura dhe të shkaktuar nga mosmarrëveshjet politike, shkruan “Washington Post”, njofton Metro.

Në artikull shpjegohet edhe ideja e presidentit Thaçi se si ka propozuar që të marrë Luginën e Preshevës duke mos shkëmbyer asgjë me Serbinë, si dhe apelin nga BE që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve dhe të normalizohen marrëdhëniet mes tyre.

Baby Boo