Walker i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Reçakun


William Walker i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Mas*akrën e Reçakut. Në një intervistë për BBC Walker ka thënë se deklaratat e till janë puna që Vuçiq e ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij si politikan dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit.

“Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë lu*ftoj për të drejtat e njeriut kudo në Kosovë edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore”, ka thënë Ëalker.

Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar William Walker se kishte falsifikuar historinë e Masakrës së Reçakut. “Gjithçka u falsifikuar nga ai mashtrues”, kishte thënë Aleksander Vuçiq kur ishte pyetur për pikëpamjet e tij rreth William Walker.

Ndër të tjera Walker ka thënë se beson që është i mundshëm pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Aleksander Vuçiq gjatë kohës sa në pushtet ishte Sllobodan Millosheviq kishte shërbyer si Ministër i Propagandës.

Baby Boo