VV: Në SHBA u zhbë kufiri i Kosovës (VIDEO)


Që nga e premtja e parë e shtatorit janë edhe më të zëshëm karshi Avdullah Hotit.
Kështu, edhe këtë të shtunë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po merren me kundërshtimin e Kryeministrit të Kosovës dhe ujdisë ekonomike që nënshkroi në Ëashington.
Tani është radha e Rexhep Selimit e Xhelal Sveçlës.

Këta e akuzojnë të parin e qeverisë se ra dakord për zhbërjen e kufijve Kosovë-Serbi.
Sipas Vetëvendosjes , me ujdinë e re mbetën pa u hapur edhe 3 pika kufitare nga ana e Serbisë.
Veç zhvillimeve në Shtëpinë e Bardhë, këta kanë kritika edhe për takimin në Bruksel ku pritet të diskutohet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo temë që pritet të zë vend në kryeqendrën evropiane më 17 shtator, sipas Vetëvendosjes ka marrë një opinion nga gjykata kushtetuese dhe formimi i saj do të binte ndesh me aktin më të lartë juridik.

Baby Boo