Vuqiç për arrestimin e priftërinjve në Mal të Zi: S’mund të përzihemi në punë të shtetit tjetër


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, për rastin e arrestimit të peshkopit të Nikshiqit e Budimljes Joanikije dhe shtatë priftërinjtë e tjerë të arrestuar nga autoritetet malazeze tha se nuk mund të përzihet në punët çështjet e një shteti tjetër, se duhet të zgjidhen fjalët, por megjithatë bëhet fjalë për Kishës Ortodokse Serbe dhe popullit serb, transmeton Gazeta Metro.

Peshkopit Joanikije dhe shtatë priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe u arrestuan dhe u është caktuar edhe masa e mbajtjes për 72 orë mbrëmë nga autoritetet malazeze që nxiti edhe trazira në Nikshiq dhe Plevlje.

Vucic tha se nuk u kupton se përse ka arritur deri këtu, edhe pse paralajmërime e përshkallëzim të situatës në mes të autoriteteve malazeze dhe kishës serbe dhe qarqeve ultra nacionalistë në Serbi si dhe vet qeveria serbe nuk ishte se ndihmoi për zgjidhjen e situatës.

“Për ne kjo është një situatë e rëndë, nga njëra anë nuk mund të përziheni në çështjet e brendshme të një shtetit tjetër dhe për këtë bëjmë kujdes për çdo fjalë, e nga ana tjetër bëhet fjalë për kishën serbe dhe një pjesë të popullit tonë” tha Vucic.

Ai shtoi se edhe më parë i kishte lutur dhe se ka besim se qeveria në Mal të Zi do të ketë mirëkuptim për këtë.

“Ne nuk kemi zgjidhje, në kufijtë e së mundshmes, që të jemi me popullin dhe kishën tonë” tha Vucic sot.

Në Nikshiq dhe Pljevle policia malazeze në mbrëmjen e të mërkurës gjuajti gaz lotsjellës ndaj qytetarëve që protestonin për arrestimin e priftërinjve. Policia malazeze njoftoi se kishte të lënduar nga policia pasi protestuesit ishin të dhunshëm dhe njësitë e tyre kishin arsye të intervenonin.

Kisha Ortodokse Serbe ka kohë që proteston dhe nxit protesta kundër qeverisë malazeze që miratoi ligjin e ri për komunitete fetare të cilin kisha serbe e konsideron si provë për t’i vjedhë pronat. Kisha Ortodokse Serbe është e afërt me qëndrimet e Rusisë dhe i promovon hapur ato edhe në Mal të Zi ku diplomatë dhe agjentë rus ishin kundër anëtarësimit në NATO dhe orientimit pro perëndimor të shtetit ballkanas. Në vitin 2016 u organizua një tentim grusht shteti në Mal të Zi dhe dy prej të dënuarve janë shtetas rus të dyshuar se janë anëtarë të agjenturave ruse.

Baby Boo