Vuqiç falënderon Iranin për mosnjohjen e Kosovës


Irani dhe Serbia do të zhvillojnë bashkëpunim në të gjitha fushat ku për atë ka mundësi, u dakorduan sot në një bisedë telefonike presidenti serb Aleksandar Vuqiç dhe presidenti iranian Hassan Rohani.

Vuqiç falënderoi Rohanin për iniciativën e bisedës dhe theksoi se Serbia do të zhvillojë bashkëpunim me Iranin në fushat ku ka mundësi reale dhe interes reciprok për këtë, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Ai shfaqi shpresën se të dyja vendet do të kapërcejnë me sukses situatën e tanishme shëndetësore dhe do t’i përkushtohen përmbushjes së planeve për të ardhmen si dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, veçmas ekonomik, sepse ngec prapa marrëdhënieve të mira politike.

Vuqiç tha se Serbia falënderon Iranin, i cili miqësinë e tij e tregon me qëndrimin parimor për mosnjohjen e Kosovës si dhe mbështetjen e saj për këtë çështje, përskaj presioneve të mëdha.

Rohani tha se Irani do të respektojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin në organizatat ndërkombëtare. Ai konfirmoi vendosmërinë e Iranit për të zhvilluar marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe falënderoi Vuqiç-in për angazhimin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti i Serbisë shprehu ngushëllimet e tij për viktimat nga COVID-19 në Iran.

Të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se çrrënjosja e epidemisë COVID-19 së shpejti do të mundësojë kontakte të planifikuara më parë ndërshtetërore dhe shkëmbimin e vizitave. Rohani ftoi presidentin Vuqiç të vizitojë Iranin kur rrethanat e lejojnë atë, gjë që presidenti Vuqiç e pranoi me kënaqësi.

Baby Boo