Vullnet Murseli: “Do instalojmë kulturën 8 orë punë, jo 5 orë në punë”


“Premtojmë administratë efikase dhe transparente. Menjëherë do fillojmë me sistemimin e administratorëve për t’i shërbyer sa më mirë çdo qytetari. Do instalojmë sistemin ONE STOP SHOP që të mos kenë nevojë qytetarët të enden lartë e poshtë nëpër sportele. Çdo sportel do funksionojë, s’ka më 2 të punësuar në 7 sportele. Nuk do ketë nevojë qytetari të endet nga sporteli në sportel për të marrë një dokument. Do thyhen muret e brendshme të komunës dhe do zëvendësohen me vitrina xhami, që ta shohin edhe qytetarët që vijnë të shërbehen por edhe “kontrolli i cilësisë së shërbimeve” nëse administratorët e komunës janë në punë, i shërbejnë qytetarëve, apo kanë ikur nga zyra. Do instalojmë kulturën 8 ORË PUNË, jo 5 orë në punë. Ne duhet t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve tanë, të cilët deri tani janë shkelur, janë poshtëruar, janë përbuzur. Kjo do marrë fund, sepse tetovarët meritojnë më mirë dhe më mirë do ta bëjmë”, ka thënë Murseli në një intervistë për Telegrafin.

Baby Boo