Vullnet Murseli: “4 projekte për parkingje në kate”


Vullnet Murseli kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e koalicionit ASh-AAA, sot ka njoftuar se njëri nga projektet që ai do t’i realizojë nëse fiton madatin ishte projekti i parkingjeve në kate. Ai ka treguar edhe ku do të jenë këto 4 objektet për parkingjet me kate.

Njoftimi i Murselit:
Katër objekte të reja për “Parkim në kate”:
Në hyrje të qytetit (te Vero)
Në afërsi të Gjyqit të Qytetit (hapësira te ish-partizani)
Në bllok (pas Restorantit Grand/Arbi)
Në afërsi të stadiumit të vjetër të qytetit
Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi
#pastër6 #meVullnet

Baby Boo