Vullnet Ameti: “Konvikti studentor: Ëndrra -nisma- realiteti


KONVIKTI STUDENTOR: ËNDRRA – NISMA – REALITETI

Vazhdoj ta kultivoj mendimin se për të rrëfyer për ndonjë vepër duhet të krijohet një distancë kohore. Na duhet një vijë e gjatë demarkacioni midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.
Kurrë nuk kam pasur dyshim që rinia është pjesa më e gjallë e shoqërisë.

Për të duhet të punohet pareshtur dhe duhet të kujdesemi deri në vetëmohim. Por, shpesh e kam gjetur veten në centrifugë mendimesh, nëse do t’i realizoja qëllimet dhe veprat kapitale. Një ndër këto vepra ishte edhe KONVIKTI STUDENTOR ku me propozimin tim MASH-it i jam drejtuar që konvikti studentor të emërohet me emrin e atdhetarit dhe pedagogut të shquar MEHMET GEGA.

, tranzicioni politik dhe rrethanat e rënduara ekonomike kanë qenë gjithmonë sfidë kur institucionet kërkuan mbështetje për realizmin dhe zhvillimin e infrastrukturës. Në kësi rrethanash, për ta arritur një qëllim madhor, të duhet një lajtmotiv jetësor, një shtysë e brendshme, shpesh edhe sfilitëse, që të shtyn të bësh përpjekje kolosale për ta jetësuar një vepër e cila do të jetë në shërbim brezave.

Fatmirësisht, Universiteti ynë, me të gjitha kapacitetet e brendshme dhe duke e ndjekur gjithmonë një platformë të qëndrueshme, arriti që përpos kampusit modern ta ndërtonte edhe konviktin studentor, një objekt i cili ka kërkuar një rezervarë energjish dhe vullnet të pashterur.

Jam i vetëdijshëm se vendimet nuk merren në vakum dhe jashtë kontekstit më të gjerë të zhvillimeve politike e ekonomike, por KONVIKTI STUDENTOR ishte imperativ i kohës.

Pavarësisht gjithçkaje, teksa e shoh dokumentacionin, më rezulton që data e nismës për ndërtimin e konviktit studentor është 1.4.2013, kur Universiteti i Tetovës, nëpërmjet shkresës NR: 02-1800/1, i është drejtuar Byrosë për projektim dhe përgatitjen e projektit kryesor F-07E/08.

Në vazhdën e kësaj nisme, Universiteti i Tetovës, në vitin 2014, e përgatiti projektin kryesor realizues F2-83/2014, duke përfshirë të gjitha fazat dhe elaboratet e nevojshme, dosje që i është dërguar MASH-it me numër HR: 02-5961/1.

Ky kalvar datash e përpjekjesh tregon qartë se jemi angazhuar maksimalisht për t’i kaluar të gjitha barrierat administrative deri te dhënia e lejes për ndërtim 28/Yn-607/2017 të datës 30.3.2018.

Në fakt, kurorëzimit të konviktit studentor i kanë paraprirë episode, sfida, dokumentacione, skica, plane, këshilla, menaxhime, sugjerime, mendime ekspertësh dhe shumë trokitje nëpër dyer të ndryshme për të siguruar mbështetje, por mbi të gjitha duhej edhe morali i qëndrueshëm dhe një forcë epike për t’i tejkaluar të gjitha barrierat burokratike dhe refuzimet imediate, që të realizohej ky projekt madhor.

Lartë – poshtë, pas një objekti gjithmonë qëndron një prapavijë sfidash e përpjekjesh, personazhesh dhe historish, por në fund, në plotninë e saj, e gjithë kjo histori më gëzon, sepse konvikti sot është realitet, si çdo realitet tjetër nën ombrellën e Universitetit të Tetovës.

Duke e përjetuar nga afër, në vetën e parë, këtë rrugëtim në vijim, po i paraqes disa fotografi që padyshim flasin më shumë së 1000 fjalë dhe dëshmojnë për nismën, gurthemelin, mbarëvajtjen, mobilimin e deri në kurorëzimin e konviktit studentor. Prandaj këtë itinerar përpjekjesh, këtë herë, e mbështes më shumë në fotografi dhe dokumentacion sesa në rrëfim, sepse po të rrëfeja kjo histori nuk do të kishte pikë.

Është thënie epike se “aty ku flasin faktet edhe zotat heshtin”, kurse këtë ma dëshmon edhe shkresa NR 18-16256/1 ku Universiteti i Tetovës është obliguar të bëj pranim-dorëzimin e çelësave të objektit, ndërkaq, deri në datë 20.10.2023, kemi bërë edhe ROJE për ta siguruar objektin.

Meqë kohëve të fundit e shoh që në trajtimin e “Konviktit studentor” ka shumë mjegull dhe paqartësi për të gjithë kronologjinë, obligohem t’i paraqes këto fakte të dobishme për opinionin, sepse nuk duhet në asnjë mënyrë ta lejojmë dhe ta favorizojmë amnezinë.

Sidoqoftë jam i lumtur që edhe pse ky projekt na ka shteruar shumë energji, në fund u kurorëzua me hapjen finale të konviktit dhe njëherësh gjej rastin t’ua uroj studentëve fillimin e ligjëratave të semestrit veror. Ky urim shkon edhe për studentët që kanë fatin të akomodohen në këtë hapësirë të re.

Gjithashtu, më duhet të falënderoj të gjithë personelin me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë që kjo ëndërr të bëhej realitet.

URIME DHE TA GËZONI KONVIKTIN STUDENTOR “ ”

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Baby Boo