Vulin: Shqiptarët popull i nderuar që nxorën Esad Pashë Toptanin dhe nuk do t’i identifikoja kurrë me Ramën


Nëse Edi Rama do të kishte tru, ai nuk do të përpiqej të krijonte “Shqipërinë e Madhe”, nëse do të kishte mendje, nuk do të bënte një foto nën flamurin e një “Shqipërie të Madhe” dhe nëse do të kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vr*asësit nga e ashtuquajtura UÇK thuhet në një deklaratë të ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, që ndodhet në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes http://www.mod.gov.rs/lat/16568/ministar-vulin-siptari-su-castan-narod-koji-je-dao-esad-pasu-toptanija-i-nikada-ih-ne-bih-poistovetio-sa-ramom-16568.

”Nëse do ta dinte se çfarë ishte cipa, Rama nuk do të përpiqej të portretizonte manastiret serbë në Kosovë si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe memeve Rama të cilin e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera, mund të japë leksione” shton Vulin.

”Shqiptarët janë një popull i nderuar që kanë nxjerrë Esad Pashë Toptanin dhe unë kurrë nuk do t’i identifikoja me Ramën”, përfundon Vulin duke komentuar një tweet të Ramës, ku ai reagoi ndaj deklaratës së ministrit serb për mesazhin e kryeministrit shqiptar se Kosova dhe Shqipëria synojnë të “heqin kufijtë” dhe se porti shqiptar i Durrësit së shpejti do të bëhet ”de facto” i Kosovës.

Baby Boo