Vulin: Ka ardhur koha për Shqipërinë e Madhe


“Për herë të parë në historinë moderne të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur që ne të kemi të drejtë për qëndrimin tonë dhe se dikush duhet të deklarohet për qëndrimin tonë qoftë në mënyrë negative apo pozitive”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes në qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin.

Duke komentuar atë se kundërshtimi i idesë së caktimit të kufijve ka mbledhur një koalicion të “pazakontë”, Vulin ka theksuar se deri tani, Serbia ka marrë një letër, në atë letër ka shkruar se çfarë duhet plotësuar, çfarë duhet bërë, gjë që disa qeveri i kanë plotësuar lehtë, ndërsa tjerat ma vështirë, mirëpo të gjitha i kanë plotësuar.

“Tani për herë të parë e kemi një letër të cilën e kemi shkruar ne, për herë të parë po paraqitemi me një ide, kërkesë, qëndrim se Serbia i ka interesat e veta dhe nuk do të fitoni të gjitha nëse nuk jepni diçka”, ka thënë Vulin, transmeton Insajderi.com.

Ai ka thënë se të gjithë armiqtë tradicional të Serbisë e dinë se çfarë është mirë për Serbinë, dhe natyrisht ata do të jenë kundër kësaj, njofton Insajderi.

Sipas fjalëve të tij, “një prej arsyeve kryesore përse ai është për caktimin e kufirit me shqiptarët është fakti se, derisa nuk ndodh kjo shqiptarët gjithmonë do të kenë përparësi taktike dhe të jenë ata të cilët caktojnë se kur do të shkaktohen konfliktet, kur i përgjigjet atyre”.

I pyetur të komentojë se a e bazon Kroacia liderizmin e vet në rajon në krijimin e një koalicioni kundër Serbisë, Vulin ka theksuar se është e qartë se ku është ndikimi i Shqipërisë së Madhe, siç është në Maqedoni, Mal të Zi dhe në një pjesë të madhe të Kroacisë, atje krijohet koalicioni kundër Serbisë.

“Është koha ta caktojmë kufirin me “Shqipërinë e Madhe” dhe të themi, mjaft, deri këtu keni ardhur”, konsideron Vulin./Pacensure

Baby Boo