Vulin jep dorëheqjen si drejtor i BIA-s


Aleksandër Vulin ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA).

Në një deklaratë për media, Aleksandër Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe. Për këtë arsye po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftimin e BIA-s, raporton N1.

Vulin shtoi se sanksionet e vendosura ndaj tij janë dëshmi e luftës së tij të vazhdueshme për unitetin e serbëve.

“Por vendosja e sanksioneve kundër Serbisë, për të cilat do të përdorej menaxhimi im i mëtejshëm i BIA-s, do të ishte provë e egoizmit tim”, tha Vulin.

Baby Boo