Vuçiq viziton një person në spital, propagandon se ai u plagos nga “policia e Kurtit” në Zveçan


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar sot në Qendrën Klinike të Serbisë Dragisha Galjkon, i cili pretendohet se u plagos të hënën në Zveçan pas protestës së dhunshme.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se Dragiša Galjak po rikuperohet me sukses.

Si zakonisht, presidenti serb vazhdoi me propaganda se ky person u plagos nga njerëzit e kryeministrit, Albin Kurti.

“Dragiša Galjak, serb i plagosur rëndë nga policia e Kurtit, po shërohet me sukses. I urova shëndet dhe atë që Dragisha luftoi gjithë jetën, lirinë”, ka shkruar Vuçiq.

Baby Boo