Vuçiq udhëton për Washington: Kosova, tema më e rëndësishme e diskutimeve


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar sot në Washington dhe tha se atje do të takohet me të gjithë ata që vendosin për serbët.
Ai po merr pjesë në Komitetin Amerikano-Hebre për Çështjet Publike, i cili do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës, përfshirë dy të tretat e anëtarëve të Kongresit amerikan.

Vuçiq në një intervistë për mediumin shtetëror serb RTS tha se tema më e rëndësishme e diskutimeve atje do të jetë Kosova.
Presidenti serb gjithashtu ka njoftuar se do të takojë disa nga zyrtarët më të rëndësishëm në botë, përfshirë kancelaren gjermane, si dhe presidentët e Rusisë dhe Kinës.

Duke theksuar se kjo vizitë është e rëndësishme, Vuçiq tha se “nëse nuk mund të bëjmë miq nga amerikanët që do të na mbështesin në gjithçka, atëherë të bëjmë miq që nuk do jenë kundër në gjithçka kundër nesh”.
Vuçiq që heqjen e pjesshme të taksës së paralajmëruar nga kryeministri kosovar e quajti “mashtrim të ri” të Kurtit, tha se në këtë drejtim BE asnjëherë nuk reagoi më shpejt sesa bëri këtë herë në mbështetje të Kurtit.

“BE e pa aleatin e saj të madh në Albin Kurtin”.
Presidenti i serbëve në RTS foli edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve në Serbi. Ai tha se pas kthimit nga Washingtoni do t’i shpallë më 4 mars.

Baby Boo