Vuçiq u lutet amerikanëve për taksën, shfrytëzon“Davosin”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Padyshim se temë kryesore e numrit një të Serbisë ishte taksa e vendosur nga Kosova, për mallrat e tyre.

Kjo brengë e Vuçiqit u shpreh edhe në takimin me ish-Sekretarin amerikan, John Kerryn.

Përpos Kerryn, ai zhvilloi takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kancelarin austriak Sebastian Kurç si dhe Komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Me këtë të fundit foli edhe rreth importit të BE-së për çelikun.

Baby Boo