Vuçiq thotë se Srpska nuk organizoi rra*hjen e djalit të Rashiqit, ak*uzon Kurtin


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media i ka dalë në mbrojtje Listës Serbe të Goran Rakiqit duke thënë se partia që drejton ky i fundit nuk ka dorë në su*lmin masiv fi*zik kundër djalit të Nenad Rashiqit.

Vuçiq ka thënë se në një inci*dent të tillë kanë participuar krerët e politikës shqiptare, përfshirë edhe Albin Kurtin, shkruan Danas.
“Si u bë që ata të përfshjinë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka thënë se aku*zat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.
“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të po*shtërohet nga disa idi*otë me gënjeshtrat e tyre të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.
Aku*za drejt Kurtit rreth rra*hjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Baby Boo