Vuçiq: Serbët kanë dorëzuar mbi 13 mijë armë, granata, bomba, mortaja, snajperë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në mëngjesin e sotëm janë grumbulluar rreth 13.500 armë të ndryshme dhe lëndë plasëse nga minat dhe shtoi se deri më 8 qershor serbët do të mund t’i dorëzojnë armët e tyre pa asnjë pasojë apo përgjegjësi, ndërsa pas afatit dënimet do të jenë më të mëdha sepse ka plan për ndryshimin e Kodit Penal.

Vuçiq, pasi tregoi armët e paregjistruara të dorëzuara në stacionet e policisë, tha se gjysma e numrit të përgjithshëm ishin armë legale dhe gjysma pa leje, duke theksuar se armët pa leje janë të shumta në Serbi.

Siç tha ai, janë dorëzuar rreth 1750 granata dore, bomba dhe mortaja, si dhe pushkë snajper…
Ai kërkoi që serbët “të jenë të përgjegjshëm” dhe t’i dorëzojnë armët.

“Vetëm le t’i sjellin armët deri më 8 qershor dhe nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi, nuk do të ketë asnjë shënim dhe asnjë gjurmë”, tha Vuçiq.
Ky vendim u mor pas tragjedisë në një shkollë fillore në Beograd, ku një nxënës i vrau 9 persona dhe i plagosi dhjetëra të tjerë.

Baby Boo