Vuçiq: Po na kërkojnë ta njohim Kosovën, por Serbia nuk do ta bëjë këtë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qarqe të caktuara po duan që Serbia në të ardhmen të gjunjëzohet dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb, duke folur lidhur me Kosovën sot, në “TV Prva”, ka deklaruar se të gjithë dinë t’iu ‘shesin mend’ dhe të flasin për zgjidhje kompromisi.

“Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë plotësisht Kosovën si shtet të pavarur, gjë që natyrisht nuk duam. Të gjithë ata kanë zgjidhje, edhe Lajçak (i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Mas (ministri gjerman i Punëve të Jashtme). Provojeni, unë nuk do të marr pjesë në tregimet tuaja. Të gjithë dinë të na ‘shesin mend’ dhe të flasin për zgjidhje kompromisi”, theksoi Vuçiq.

Baby Boo