Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që javën e ardhshme të qëndroj për vizitë në Kosovë.Institucionet paralele në veri janë mobilizuar një javë më herët për të pritur Vuçiqin, pasiqë mjekëve të spitalit në veri u është kërkuar që të gjithë të jenë në vendin e punës qysh në ora 08:00.Sipas një dokumenti që posedon Ekonomia Online të punësuarit në këtë spital duhet të jenë të veshur me mantele të bardha dhe kartel identifikuese.Sipas burimeve nëse ata nuk marrin pjesë në pritjen e presidentit mund të transferohen diku tjetër por edhe mund të largohen nga puna.Vizita e Vuçiqit në veri vjen dy ditë pasi ai do të zhvillojë takim në Bruksel me homologun e tij kosovar Hashim Thaçin.Në njoftim thuhet:Date 09.09.2018 ( diele) ora 08 të gjithë punëtoret shëndetësor nga Reparti jonë duhet me qenë para spitalit me mantela te bardhe dhe me kartela identifikuese( të kapura ne mantil)./Pacensure