Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën, pas 2022 le të vendos populli


Në emisionin special të ZV Prva ku merrnin pjesë presidenti i Serbisë Vuçiq, ish-ambasadori i Serbisë në Berlin dhe profesori i Shkencave Poliitke Ivo viskoviç dhe kreu i Iniciativës së Igmanit Milan Antonijeviç, ka deklaruar se nuk do ketë njohje të Kosovës sa të jetë ai president dhe as hyrje në NATO.
“Deri në prillin e vitit 2022 kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale edhe parlamentare në Serbisë, Beogradi sigurisht nuk do të njoh Kosovën” tha ai, ndërsa në pyetjen a përjashton mundësinë që Serbia të pranojë Kosovën?.
“Pas kësaj dhe zgjedhjeve le të vendos populli”, tha Vuçiq.

Profesori dhe ish-ambasadori serb Ivo Viskoviç tha se sigurisht në një të ardhme të afërme nuk do të ndodhë, por në politikë kurrë nuk duhet me thanë “jo”.
Bashkëkryesuesi i Iniciativës së Igmanit Milan Antonijeviç në pyetjen e njëjtë tha se kjo varet nga shumë faktët dhe nga kuadri kohor në të cilin jetojmë.
“Disa gjëra që kanë ndodhur këtë vit nuk kemi mundur të i parashikojmë. Disa gjëra që na ofrojnë me BE mund të na sjellin iniciativa të ndryshme dhe është e nevojshme të kemi iniciativa të qarta çka ndryshon për qytetarët. Në një të ardhme të afërme sigurisht nuk do të ketë njohje”, tha ai.

Vuçiq tha se mbase pyetja më e mirë do të ishte “a angazhoheni për njohje apo jo” dhe unë do përgjigjem “po edhe jo”.
Viskoviç i reagoi Vuçiqit duke i thënë se nuk ka të drejtë.

Ai përkujtoi se në kohën e dorëzimit të akreditivit si ambasador, ka biseduar me një këshilltar të kancelares Merkel dhe në bisedë i kishte thënë se nuk mund të llogaritet në pranimin e Kosovës në bazë të emocioneve të 75 për qind të njerëzve në Serbi.
“Ai më ka thënë – se me emocione nuk ndërtohet politika, në çka unë i kam thënë kur gjithë ata njerëz kanë emocione, ajo është politika”, shtoi ai.

Edhe Antonijeviç tha “jo” rreth pranimit të Kosovës, në çka Vuçiq shprehu kënaqësinë pasi kishte dëgjuar deklarata nga të dytë që ishin ndryshe
Lidhur me pyetjen a e sheh Serbinë në NATO, Vuçiq tha se “Serbia nuk do të hyjë në NATO pasi do të jetë neutrale ushtarakisht”.
“Mendoj se ky është pozicioni më i mirë, që ne vetë të ruajmë vendin, qiellin dhe popullin dhe ashtu të sillemi”, tha Vuçiq.

Profesori Viskoviç tha se në një të ardhme të afërt nuk e sheh Serbinë pjesë të NATO-së, ndërsa në të ardhmen varet nga zhvillimet në botë.
Ndërsa Antonijeviç tha se tash nuk e sheh Serbinë në NATO, por hyrja e saj në aleancë është diçka që mund të ndodhë.

Baby Boo